Kryetarja e KE-së: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Udhërrëfyesin për të cilën janë pajtuar

schedule09:34 - 12 Korrik, 2023

schedule 09:34 - 12 Korrik, 2023

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen para nisjes së takimeve në ditën e dytë të Samitit të NATO-s ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbahen Udhërrëfyesit për të cilën janë pajtuar.

Përmes një deklarate për mediat Der Leyen ka bërë thirrje të dy palëve të de-përshkallëzojnë situatën dhe të përmbushin atë për të cilën kanë rënë dakord.

 “Ka një plan të dedikuar dhe të qartë, një udhërrëfyes… U bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht vitale për të ecur përpara në  mënyrë paqësore…Është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që kanë rënë dakord”, tha kryetarja e Komisionit Evropian.

Ndryshe, një ditë më parë Qeveria e Kosovës bëri të ditur se kanë rënë dakord me BE-në për tejkalimin e situatës në veri të vendit.

Ndër pikat me të cilat janë pajtuar është reduktimi i pranisë së policëve atje dhe mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat pas verës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!