Kryetarja e Forumit Rinor në degën e Kurbinit, Enkelejda Rica duke publikuar paje nga brenda selisë së Partisë Demokrayike, deklaron se PD nuk do të mbetet peng i dhunës. Ajo shprehet se Berisha e dinte fare mirë kush ishte në seli në 8 janar dhe se urdhëroi sulmin.
“Në 8 janar Sali Berisha paralajmëroi dhe realizoi në sytë e mbarë publikut shqiptar dhe të huaj sulmin më të dhunshëm kundër Partisë Demokratike. Ndonëse e dinte fare mire që në atë seli, në atë moment, ndodheshin demokrate, deputete, gra, burra dhe të rinj.
PD nuk do mbetet peng i dhunës së një njeriu që nuk kurseu asgjë dhe ishte gati të sakrifikonte jetën e çdo demokrati. Ne jemi më të fortë se dhuna dhe duhet të bashkohemi për t’u distancuar prej saj dhe për ta lënë pas njëherë e mirë të shkuarën që u shfaq në mënyrën më të turpshme më 8 janar”, shprehet Rica. g.v/abcnews.al