Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër takon banorët e lagjes “Punëtore”

schedule17:30 - 10 Janar, 2018

schedule 17:30 - 10 Janar, 2018

Në lagjen “Punëtore” të Gjirokastrës e cila u prek nga rrëshqitjet e tokës do të ketë një studim të dytë. Kjo është njoftuar nga kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, gjatë një takimi që zhvilloi me banorët. Rami u tha banorëve që të qëndrojnë të evakuuar deri sa të vendoset se çfarë ndërhyrjesh do të kryhen në zonë.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, pasi studioi raportin e specialistëve të institutit të Gjeologjisë shkoi të takonte banorët e lagjes “Punëtore”.
Rami u tha atyre se të enjten do vijnë ekipe nga Tirana për të kryer një studim më të hollësishëm të zonës.
Nëse për ekspertët lagjia do të konsiderohet sërish me rrezik bashkia do të akordojë një fond për familjet e pallatit pesë katësh.
Kjo nënkupton që të gjithë banorët do të strehohen në shtëpi me qira të paguara nga bashkia për një afat 6 mujor.
Kryebashkiakja Rami deklaroi se i ka kërkuar kryeministrrit dhe Ministrisë se Mbrojtjes që për këtë zonë të shpallet emergjencë civile.
Deri sa të përfundojë studimi Rami u tha banorëve që ti binden urdhërit për të qëndruar larg banesave.
Nga rrëshqitjet e tokës në Gjirokastër janë prekur 18 familje të lagjes “Punëtore” dhe 9 familje të lagjes “Cfakë”./abcnews.al