“Kryetari ikën nëse humb”/ Kthupi: Certifikimi i zgjedhjeve vulos “nenin Basha”, Berisha duhet të japë dorëheqjen

schedule08:32 - 26 Qershor, 2025

schedule 08:32 - 26 Qershor, 2025

Në “Edicioni i Fundit” në ABC News, ishte i ftuar juristi Rezart Kthupi. Ai komentoi procesin e rinumërimit të votave, që deri më tani nuk ka pasur asnjë ndryshim.

“Vetë PD zyrtarisht nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ligjor për të kërkuar rinumërim. Dy përfaqësues të PD në KAS kanë kërkuar rinumërim të Fierit, Tiranës e pjesërisht të Durrësit. Logjika do të ishte që hapja e kutive sidomos për Tiranën, do të bëjë që procesi i rinumërimit të votave të shtyhet përtej muajit qershor dhe procesi i certifikimi i zgjedhjeve nuk mund të përfundojë sa kohë vijon rinumërimi i votave. Kjo për Berishën do të shtynte në kohë edhe zbatimin e nenit Basha që ka PD”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Kthupi tha se neni Basha nuk varet nga vullneti i kryetarit të partisë, por zbatohet në mënyrë automatike sa kohë që ka një certifikim të zgjedhjeve.

“Nuk është çështje e vullnetit të brendshëm, është vullneti i një pale të tretë që në këtë rast është pala certifikuese që provon atë që zgjedhjet janë këto. Por duhet të themi se arkitektura se si është ndërtuar KQZ, tregon se është një organ me përfaqësues të të dy partive. Kur KQZ konfirmon zgjedhjet, janë një trup njerëzish më përbërje të të dy kaheve, që pranojnë që zgjedhjet janë të rregullta, pra kur ke përfaqësuesit e tu në KQZ nuk ka më vend për qëndrime të njëanshme politike”, nënvizoi Kthupi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!