Kryetari i Zubin Potokut: Kemi komunikim me qytetarët serbë, kërkojnë të marrin shërbime

schedule16:23 - 16 Shtator, 2023

schedule 16:23 - 16 Shtator, 2023

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Beqiri thotë se komuna ka shtrirë komunikimin me qytetarët serbë.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Beqiri u shpreh se serbët kërkojnë të marrin shërbime nga komuna.

Zeqiri u shpreh se ka pasur rekomandime për t’u mos qendruar aktualisht në objektet e komunës.

“Ka 3 muaj që jemi në funksion të kryetarit të Zubin Potokut dhe mund të them se kemi shkuar duke avancuar në shtritjen e komunikimit me qytetarët serbë, natyrisht pa ndalur kurrë në vazhdimësi disa dikastere që drejtohen kryesisht prej shqiptarëve, duke ofruar shërbime për të gjithë qytetarët, për shumicën serbe në këtë drejtim. Gati çdo ditë, në zyrat tona ka kërkesa për t’iu kryer shërbimet e tyre siç janë çertifikatat e lindjes, pasaportat, letërnjoftimet, regjistrimet e makinave dhe asistencvat sociale, për të gjithë qytetarët, kryesisht në shërbim të shumicës serbe.

Kemi pasur rekomandime për t’u mos instaluar në objektet e komunës. Kemi informacione çdo ditë për objektin e komunës”, theksoi ai./abcnews.al