Kryetari i Ulqinit, Nrekiç do të mbrohet në liri

schedule22:08 - 18 Janar, 2021

schedule 22:08 - 18 Janar, 2021

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç dhe katër bashkëpunëtorë të tij janë lënë të lirë lanë të lirë për t’u mbrojtur pas një seance në Qendrën e Sigurisë së Ulqinit.

Mediat vendase bëjnë me dije se prokurori i shtetit i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin, Faruk Resulbegoviç  në një prononcim për to ka bërë të ditur lajmin. Të dyshuarit akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare shtetërore si dhe punësime në baza partiake.

Ndërkohë zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç pohoi se kryetari i qytetit të Ulqinit është arrestuar për punësime të paligjshme.

“Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe kreu i DPS-së lokale, së bashku me disa zyrtarë të tjerë, u arrestuan. Arsyeja – punësimi në parti! Lëreni gjykatën të dëshmojë se si ata erdhën në fitoret elektorale. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’i japë fund të gjitha abuzimeve!”, ka shkruar Abozoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!