Kryetari i Mitrovicës peticion për bashkimin e qytetit

schedule13:24 - 21 Dhjetor, 2018

schedule 13:24 - 21 Dhjetor, 2018

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, personaliteteve të shquara dhe mediave që të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ku nisin dhe procedurat e peticionit për bashkimin e Mitrovicës.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës më 30 nëntor miratoi konkluzionin me të cilin i është propozuar Qeverisë inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka lejuar që konkluzioni i miratuar të delegohet tek institucionet qendrore duke e konsideruar si jo legjitim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!