Kryetari i LDSH: 2 ministra shqiptarë në qeverinë e re në Mal të Zi, me Abazoviç në krye thyejmë tabu

schedule22:54 - 11 Shkurt, 2022

schedule 22:54 - 11 Shkurt, 2022

Kryetari i LDSH në Mal të Zi Nikoll Camaj, nga studioja e emisionit “Ballkan” na Abc News ka deklaruar se në qeverinë e re në Mal të Zi përflitet se do të ketë edhe 2 ministra shqiptarë.

“Kanë qarkulluar mendime dhe ide se mund të kemi 2 ministra shqiptarë. Nëse jemi pjesë e qeverisë pastaj ka mundësi të tjera. Duhet të jemi pjesë e qeverisë së pakicës”, tha ai.

Nëse Dritan Abazoviç vihet në krye të qeverisë, sipas Camajt për shqiptarët do të ketë shumë përfitime.

“Kemi mjaft gjëra me interes dhe në favor. Qeveria cilado të jetë e ka mandatin shumë të shkurtër, një vjeçar. Në një deklaratë në Reç lexova se Abazoviç pritet të jetë mbartës i mandatit.  Për 13 muaj disa çështje mund të rregullohet edhe për shqiptarët në këtë muaj”.

Sipas kryetarit të LDSH, vendosja e Abazoviç në krye të Malit të Zi , së pari do të thyejë tabu për shqiptarët. Në këtë mënyrë, Camaj tha se do të provohet se edhe dikush që është nga pakica mund ta drejtojë pushtetin nëse ka vizion.

“Thyen tabu caktimi i Abazoviç në krye të qeverisë. Që të kemi një kryeministër shqiptar dëshmojmë se pushtetin mund ta drejtojë dhe dikush që është nga pakica etnike por që ka vizion”.

Mocioni i mosbesimit u iniciua nga Lëvizja URA, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviç, i cili është pretendenti kryesor për të qenë në krye të qeverisë. /abcnews.al