Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës/ Velija: Ende nuk ka emra konkret. Gjasat janë të shumta që Konjufca të vendoset sërish në krye të Kuvendit

schedule17:40 - 2 Prill, 2025

schedule 17:40 - 2 Prill, 2025

Redaktori i Gazetës Express dhe njohësi i mirë i çështjeve politike, Besnik Velija u shpreh se deri më tani nuk ka ndonjë emër konkret për kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës. Velija u shpreh se gjasat janë të shumta që Konjufca të vendoset në krye të Kuvendit, ndërsa përsa i përket Albulena Haxhiut ai u shpreh se nëse ajo do braktiste Ministrinë e Drejtësisë do të ishte pranim i dështimit të saj.

“Bazuar në atë që Albulena Haxhiu ka bërë për katër vite dyshoj që mund t’ja mësyjë karriges së kryetares së kuvendit. Nëse ajo do braktiste Ministrinë e Drejtësisë, do të ishte pranim i dështimit të asaj në atë që ka proklamuar Vetëvendosjes për reformat në drejtësi. Vetëvendosja edhe për votimin e kryetarit të kuvendit ka nevojë për votat e opozitës.

Gjasat janë të shumta që Konjufca të vendoset sërish në krye të kuvendit.”

/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!