Kryetari i KMSH uron të krishterët për Pashkët: Kjo ditë duhet të na shtojë lutjet e përbashkëta

schedule15:21 - 12 Prill, 2020

schedule 15:21 - 12 Prill, 2020

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu i ka uruar miqtë e tij, kreun e Kishës Katolike, Mons. George Frendo, dhe Presidentin e Vëllazërisë Ungjillore, z. Ylli Doçi për Pashkët, me anë të telefonit.

Në një postim të tijin në Facebook, Spahiu thotë se për shkak të krizës nga koronavirusi në vend, ndryshe nga herë të tjera kur i bënin urimet tek njëri-tjetri, kësaj radhe i është drejtuar telefonit.

Në postimin e tij, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka uruar për Pashkët gjithashtu edhe çdo familje të krishterë në vend.

Spahiu  thotë se festat fetare, kanë përcjellë gjithmonë frymë harmonie dhe vlera njerëzore, aq më tepër në këto kohë të vështira që po kalon populli ynë dhe e gjithë bota.

Postimi i plotë:

Sot Kisha Katolike dhe Vëllazëria Ungjillore festojnë Pashkët!

Ndryshe nga herët e tjera kur i bënim urimet tek njëri-tjetrit, sot i urova me anë të telefonit miqtë e mi, Kreun e Kishës Katolike, Mons. George Frendo, dhe Presidentin e Vëllazërisë Ungjillore, z. Ylli Doçi.

Me këtë postim dua gjithashtu të uroj dhe çdo familje të krishterë, Gëzuar Pashkët.

Festat fetare, kanë përcjellë gjithmonë frymë harmonie dhe vlera njerëzore, aq më tepër në këto kohë të vështira që po kalon populli ynë dhe e gjithë bota.

Mesazhet e shpresës dhe mesazhet e ditëve të bukura janë ato për të cilat të gjithë kemi nevojë. Kjo ditë duhet të na shtojë më tepër lutjet e përbashkëta për ditë më të mira për vendin tonë.

PASHKË TË GEZUARA!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!