Kryetari i Graçanicës: Rreth 10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar në Serbi

schedule07:35 - 1 Mars, 2021

schedule 07:35 - 1 Mars, 2021

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviç, së fundmi ka deklaruar se një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar me vaksinën anti Covid në Serbi.

Në një intervistë të dhënë për mediat vendase ai u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij që të aplikojnë për vaksinim.

Pepoviç ka deklaruar se deri më tani janë vaksinuar 10 mijë qytetarë nga Kosova në pikat e kontrollit në Bujanovac, Rashkë dhe Kursumlija.

“Të gjithë udhëheqësit e Komunës së Graçanicës dhe Lista Serbe kanë treguar se sa e rëndësishme është që çdo qytetar të marrë vaksinën. Unë jam i kënaqur me faktin se një numër i madh i njerëzve janë vaksinuar, dhe unë dua të inkurajoj të gjithë banorët e Graçanicës që të vaksinohen, sepse kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten dhe familjen.Vetë procesi i vaksinimit është i organizuar shumë mirë në Kursumlija. Shteti i Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiç siguruan një numër të mjaftueshëm të vaksinave“, është shprehur  Popoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!