Kryetari i bashkisë së Shijakut, baba për herë të pestë, ndan momentin emocionues

schedule19:03 - 30 Prill, 2021

schedule 19:03 - 30 Prill, 2021

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka ndarë momente të veçanta me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”.

“I lumtur pafund që në familjen tonë së shpejti do të vijë në jetë një djalë”, shkruan Arbana ndërsa ka postuar video dhe fotografi nga momenti i ndarjes së lajmit së bashku me bashkëshorten e tij.

Tashmë kryetari i Bashkisë së Shijakut do të jetë baba i 5 fëmijëve, ndërsa shprehet falënderues për momentet e emocionuese të pranishme në familjen e tij.

Statusi:

“I lumtur pafund që në familjen tonë së shpejti do të vijë në jetë një djalë. Priami do të bëhet me vëlla! Elma, Arja, Ambla, gjithashtu!
Me entuziazëm dëshiroj të ndaja me ju këtë lajm të gëzuar të familjes tonë. Ema është në pritjen e ëmbël të një djali! Faleminderit Zot!”.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elton Arbana (@eltonarbana)

/abcnews.al/