Kryetari bëhet kryeministër ose largohet: Zbardhen propozimet e Kadillit për ndryshimet në statutin e PD

schedule11:03 - 6 Korrik, 2021

schedule 11:03 - 6 Korrik, 2021

Pas zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku Lulzim Basha ka fituar mandatin e tretë, ish kandidati Fatbardh Kadilli ka bërë disa propozime për ndryshim në statusin e partisë.

Abcneës.al ka siguruar dokumentin e plotë të propozimeve të Kadillit për ndryshimet në statutin e partisë.

Në këtë dokument janë listuar me detaje të gjitha pikat me të cilave, për kryetarin e partisë duhet të jetë kusht që të fitojë zgjedhjet, në të kundërtën do duhet që të lërë drejtimin e partisë.

Ndërkohë mësohet se afati përfundimtar për propozimin e këtyre ndryshimeve është dita e shtunë, ku pritet që të mblidhet dhe Kryesia e PD-së.

Kjo kryesi do të miratojë propozimet e bëra nga palët për tia çuar për votim Kuvendit Kombëtar të PD-së që mblidhet 1 javë më pas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!