Mali i Zi deklaroi i pari në rajon dhe në Evropë zero raste me Covid 19, ndërkohë që nuk ka më asnjë rast aktiv.
Vendi i vogël ballkanik ka hapur tashmë dyert për turistët dhe kreu i kuvendit komunal të Ulqinit, Ilir Capuni, thotë se ata janë tashmë gati për të pritur vizitorët.
“Kufijtë janë të hapur, janë plot 25 vende, mund të vijnë në Mal të Zi, i kemi hapur kufijtë. Në kufi nuk ju prêt asnjë testim, asnjë matje temperature ose karantinim, por është qasje dhe akses i lirë…kontrollet do të bëhen, që do të thotë do të bëhet një lloj interviste (në kufi), që do të thotë që nëse dikush e ka ndërprerë karantinimin apo ka pasur ndonjë histori të kontaktit me kovid, aty do të ndërmerren disa masa, por gjë tjetër jo” , është shprehur ai./abcnews.al