Kryesuesi i Iniciativës Evropiane kërkon që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

schedule11:40 - 28 Shkurt, 2022

schedule 11:40 - 28 Shkurt, 2022

Themeluesi dhe kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus këtë të hënë ka deklaruar se ka ardhur momenti që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

Knaus përmes një postimi në Twitter shkruan se mbështetja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe nga Kosova duhet të shpërblehet me anëtarësim në KE.

“Është e çuditshme pozita e Kosovës jashtë Këshillit të Evropës. Kosova mbështet politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe. Do të ketë vota në BE për ta pranuar atë. Bëjeni tani. Vëreni në votim pranimin e Kosovës”, ka theksuar Knaus./abcnewsa.l

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!