“Kryesorja ishte të mos humbisnim”, Laçi: U munduam të bënim lojën tonë

schedule23:57 - 16 Nëntor, 2024

schedule 23:57 - 16 Nëntor, 2024

Kombëtarja e Shqipërisë nuk shkoi më shumë se barazimi 0 me 0 përballë Çekisë, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, të UEFA Nations League.

Me përfundimin e ndeshje mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi analizoi për mediat barazimin pa gola, ku edhe si lojtarët e tjerë kritikoi lojën e dobët të skuadrës së tij në 25 minutat e para, teksa më tej nxorri në pah kualitetin e skuadrës.

“25 minutat e para nuk ishin më të mira, u dhamë shumë hapësirë çekve. Ata nuk kanë lojë specifike, luajnë me topa të gjata, ne nuk kemi mbrojtur shumë mirë topin, e humbisnim kollaj. Mbas minutës së 30-të e kishim ndeshjen nën kontroll.

Kryesorja ishte mos humbisnim, kush humbiste ngelej jashtë. U munduam edhe ne të bënim lojën tonë. Ishim me fat, kështu siç shkoi loja besoj se 0-0 rezultat i drejtë.

Po mundohem dhe po punoj në aspektin finalizues. Ato dy rastet që kisha mund t’i shfrytëzoja më mira. Kam humbur një hap të vogël, kështu mu duk në fushë.

Jemi ekip që kemi lojtarë si Bajrami dhe Asani, kualitetin e atyre duhet të shfrytëzojmë. Përpiqem që ta kërkoj topin në zonën ku duhet. Sulmuesin e përdorim për të hapur hapësirat, për mua, Asanin ose Bajramin. Këtë fazë e bëjmë mirë.

Është shumë e vështirë për Tucin që të mbante 2 qendërmbrojtësa me vete”, u shpreh Qazim Laçi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!