Kryeson Gjukanoviç, numërohen mbi 70% të votave në Mal të Zi

schedule22:16 - 30 Gusht, 2020

schedule 22:16 - 30 Gusht, 2020

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Malin e Zi tregojnë një garë të ngushtë mesa partive.

Sipas Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, pas numërimit të 76.8% të votave, lista DPS e Milo Gjukanoviç ka 29 mandate, dhe është kështu  partia më e votuar, por koalicioni i partive në qeveri ka vetëm 35 mandate.

Partia Boshnjake ka 3 mandate dhe Social Demokratët po ashtu. Bie në sy rritja e  koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 27 mandate dhe e të gjelbërve me 4.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 10 mandate.

Koalicioni Shqiptar “Njëzëri” ka marrë 1% ndërsa Lista Shqiptare 1.5 %, duke siguruar 2 mandate.

Qendra për Tranzicionin Demokratik njoftoi më parë se 75.9% e votuesve të regjistruar ushtruan të drejtën e tyre për të votuar. Qytetarët votuan në 1,217 vendvotime për njërën nga 11 listat zgjedhore. 540,026 qytetarë kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet e sotme.

Parlamenti i Malit të Zi ka 81 vende. /abcnews.al