Kryeson Biden, zyrtarët në Nevada: Pezullohen përditësimet për rezultatet deri të enjten

schedule13:22 - 4 Nëntor, 2020

schedule 13:22 - 4 Nëntor, 2020

Zyrtarët e zgjedhjeve në Nevada, ku Biden mban një epërsi të ngushtë ndaj Trump, njoftuan se do të pezullonin azhurnimet e rezultateve të zgjedhjeve deri të enjten.

Në disa postime në Twitter, divizioni i zgjedhjeve i sekretarit të shtetit të Nevada njoftoi se janë numëruar të gjitha votat e parakohshme, votat e bërë fizikisht në qendra votimi në ditën e zgjedhjeve dhe fletëvotimet postare të marra deri të hënën.

Kurse, votat e marra të martën, si dhe fletëvotimet e përkohshme, mbeten për t’u numëruar, thanë zyrtarët.

“Fletët e votimit të pazgjidhura është e vështirë të vlerësohen në Nevada sepse çdo votues u dërgua me një fletë votimi,” thuhet në një tjetër postim.

“Padyshim, jo të gjithë do të votojnë.”

Në Nevada, aktualisht janë numëruar 85% të votave, dhe kryeson Joe Biden me 49.4 për qind, kurse Trump mban 48.6 për qind të votave. s.b/abcnews.al/