Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, ish-ministrat: Një shans i humbur për vendin

schedule14:53 - 7 Janar, 2020

schedule 14:53 - 7 Janar, 2020

Kryesimi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) prej Shqipërisë ka një ironi fati brenda saj. Shkak sipas ish-ministrave të Jashtëm të Shqipërisë është gjendja ku ndodhet vendi dhe vlerat që promovon kjo organizatë.

“Në qendër të misionit qëndron promovimi i lirisë së shprehjes dhe organizimi i zgjedhjeve të lira”, u shpreh Edmond Panariti.

Prej gati një viti vendi është mbërthyer nga kriza jo vetem politike, ndërsa si kryesuese e OSBE-së Shqipëria duhet të zgjidhë krizat.

“Kjo përbën një shans të humbur për Shqipërinë, roli i OSBE është një rol që duhet të nxjërrë nga kriza vendet që janë në krizë”, theksoi Tritan Shehu.

Në momentin e marrjes së detyrës, në zyrat e OSBE-së në Vjenë ishte kryeministri Edi Rama e po ashtu ministri që i janë deleguar detyrat e kryediplomatit shqiptar,Gent Cakaj. Ky pozicion sipas ish-ministrit Panarti nuk do të jetë aspak komod.

“Ai që do të drejtojë mbledhjet do të jetë në një pozicion jo të rehatshëm”, theksoi më tej Edmon Panariti.

Edhe Shehu identifikon problematikë në këtë drejtim.

Ish-ministrat e Jashtëm e përjashtojnë mundësinë që kjo detyrë t’i ndërpritet Shqipërisë nga OSBE-ja.

“Kryesimi prej Shqipërisë i ka mbetur si patate të nxehtë OSBE-së”, u shpreh më tej Shehu.

Edhe pse detyra mbetet për një kohë jo shumë të gjatë, Panariti mendon se qeveria mund të jap një mesazh pozitiv kundrejt OSBE-së.

“Qeveria duhet të shikojë pozicionin e saj në raport me situatën duke i dhënë udhë proceseve demokratike, në radhë të parë zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi Panariti.

Shqipëria mori zyrtarisht detyrën e kryesues së s Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në datën 1 janar dhe e dorëzon në të njëtën datë të vitit tjetër. Ministri në detyrë Genc Cakaj ka deklaruar më parë se Shqipëria është e vendosur që të japë kontributin e vet për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit, e po ashtu luftën kundër korruopsionit, krimi dhe luftën për të drejtat e njeriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!