Kryesia e Partisë Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha ka përjashtuar nga partia Gazment Bardhin.
Mësohet se ky vendim ka ardhur pasi ish-sekretari i Përgjithshëm, ka ndjekur një agjendë personale.
Sakaq, është vendosur pikërisht këtë të hënë, si dita e përfundimit të anëtarësisë së Bardhit në këtë forcë politike.
Kryesia e PD ka renditur arsyet për përjashtimin e Bardhit, të cilat konsistojnë në bashkëpunim me “non grata-n”, shkelje të vendimeve kolegjiale të marra më parë, kur ka qenë dhe ai dakord( kërkesa për ta kthyer Bylykbashin në grup), mos njohjen e organeve të reja të PD./abcnews.al