Kryeqyteti “zgjohet” i qetë/ Qytetarët zgjedhin sheshin “Skënderbej” për të dalë në mëngjes

schedule16:26 - 1 Janar, 2025

schedule 16:26 - 1 Janar, 2025

TIRANË- Në ditën e parë të vitit  të ri, kryeqyteti u zgjua i qetë.

Qytetarët të cilët festuam deri vonë në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar, ndërrimin e viteve, zgjodhën sheshin “Skënderbej” për të pirë kafen e mëngjesit të favorizuar edhe nga kushtet e motit me diell.

Këto janë pamjet në zemër të Tiranës, aty ku festimet e Vitit të ri vijojnë edhe në ditët e para të janarit.

Për ABC News qytetarët tregojnë edhe përjetimet e natës së ndërrimit të viteve, ku padyshim të vegjlit janë ata që nuk i fshehin aspak emocionet dhe ndjesitë.

Me shpresën për një vit më të begatë, ata tregojnë edhe pritshmëritë e 2025-ës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!