Kryeprokurori i Vlorës, lidhje me “Toyota Yaris”/ Përdorues në aplikacionin SKY ECC, dyshohet për favorizime

schedule13:25 - 30 Korrik, 2024

schedule 13:25 - 30 Korrik, 2024

Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zerka dyshohet se ka lidhje me dosjen e “Toyota Yaris”, ku në një automjet në Portin e Durrësit, që vinte nga Belgjika, u gjetën 3.4 milionë euro.

Ka dyshime se avokati Radovan Çela, ka komunikuar në SKY ECC me Zarkën, ku i kërkonte këtij të fundit që të ndërhynte te njerëzit e sistemit të drejtësisë, në lidhje me këtë dosje.

“Bëhet fjalë për hetimet e nisura nga ana e SPAK, në lidhje me arrestimin e ish drejtuesit e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, por edhe shpalljen në kërkim edhe të tre personave të tjerë. Një nga personat e shpallur në kërkim, është edhe avokati Radovan Çela. Ky i fundit ka pasur komunikime më të shpeshta me prokurorin Aurel Zarka në aplikacionin SKY ECC. Kanë qenë autoritetet belge që kanë sjellë informacion në SPAK në lidhje me komunikimet. Çela kërkonte që Zarka të ndërhynte te njerëzit e sistemit të drejtësisë për dosjen e Toyota Yaris. Dosja ka të bëjë me transferimin e shumës 3.4 milionë euro që u gjet në një makinë në Portin e Durrësit. Sa i takon kësaj dosje, ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda që nisi hetimet, më pas dosja u delegua në Prokurorinë e kryeqytetit. Ka dyshime se Radovan Çela, ka pasur komunikime me njerëz të tjerë të drejtësisë. Aurel Zarka duket se ka ndikuar. SPAK ka në duar biseda në SKY të Zarkës”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!