Kryeprokurori i ri, Shtatë kandidatët shpalosin idetë e tyre

schedule21:45 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 21:45 - 13 Dhjetor, 2017

Pas pesë orësh ka përfudnuar seanca dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për shtatë kandidatët për Kryeprokuror të përkohshëm. Të gjithë shpalosën idetë e tyre, duke prezantuar eksperiencat profesionale, por edhe çështjet e rëndësishme që kanë trajtuar në karrierën e tyre. Në këtë mbledhje munguan deputetët e opozitës.

Mbi 5 ore zgjati seanca dëgjimore tek Komisioni i Ligjeve për shtatë kandidatët për Kryeprokuror të përkohshëm.
Siç ishte paralajmëruar, deputetët e opozitës e bojkotuan dëgjesën, me argumentin se procesi është antikushtetues.
2 gra dhe 5 burra ishin prokurorët që kishin paraqitur interesin për tu zgjedhur përkohësisht në krye të organit të akuzës, konkretisht, Arqile Koça, Arta, Marku, Artur Selmani Besnik Muçi, Ermira Tafani, Granit Shahu Ferdinand Elezi,.

Kandidatët për Kryprokuror të përkohshëm:

Arqile Koça (Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme)
Arta Marku (Prokurore në Shkodër)
Artur Selmani (Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme)
Besnik Muçi (Prokuror te Krimet e Rënda)
Ferdinand Elezi (Prokuror i Apelit në Durrës)
Ermira Tafani (Prokurore në Elbasan)
Granit Shahu (Prokuroria e Tiranës)

I pari që dëshmoi përpara ligjvënësve të maxhorancës ishte prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Arqile Koça, i cili ka hetuar edhe çështjen e Gërdecit si dhe ate te vrasjes se deputetit Azem hajdari.

Teksa shpalosi objektivat e tij si kandidat për kryeprokuror, Koça pranoi se nuk ka mbaruar shkollën e magjistraturës. Por pavarësisht kësaj, ai tha se është më i përgatitur se një magjistrat. Ndërkohë, Arta Marku, prokurorja e Shkodrës ishte e dyta që dëshmoi përpara deputetëve, ndërsa pas saj u ul Artur Selmani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Besnik Muçi prokurori i Krimeve të Rënda ishte i vetmi nga shtatë kandidatët në garë që paraqiti një platformë. Ndërsa për kreun e Apeli Durrësit, Ferdinand Elezi, sistemi i drejtësisë ka probleme sidomos në luftën kundër krimit të organizuar.

Dy kandidatët e fundit për tu zgjedhur përkohësisht në krye të Prokurorisë ishin, Ermira Tafani prokurore në Elbasan dhe Granit Shahu në Tiranë. Ata premtuam të kthejnë besimin e publikut tek organi i akuzës.

Pas kësaj seance dëgjimore, Komisioni i Ligjeve do të mblidhet të premten për të shqyrtuar dokumentacionin e kandidatëve e më pas t’i drejtohet Kuvendit me një raport të detajuar për kandidatët në këtë garë. Në fund do të jetë vota e Kuvendit që do të zgjedhë Kryeprokurorin e ri, i cili do qëndrojë në detyrë me një mandat të përkohshëm, deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë./abcnews.al