Kryeprokurori/Basha: Puç kushtetues, Berisha: Djegie mandatesh

schedule12:12 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 12:12 - 18 Dhjetor, 2017

Votimin e Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme e vendit kreu demokrat Lulzim Basha e quajti puç kushtetues të mazhorancës.

“Sot Parlamenti ka konsumuar një puç kushtetues; dhunimin e Kushtetutës për të mbrojtur Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin”-tha Basha pas votimit të Arta Markut.

Basha tha se Partia Demokratike do të jetë në krye të protestave kundër autokracisë kriminale.

“Sot i kemi treguar mbarë vendit se ne nuk jemi e nuk do të bëhemi kurrë fasadë e autokracisë kriminale. Opozita do të vazhdojë këtë rrugë në krye të qytetarëve për protestat”, vijoi Basha.

Nga ana tjetër ish kryeministri dhe deputeti demokrat Sali Berisha foli për djegie mandatesh të opozitës.

“Sot në Parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, kryetari i parlamentit më kërkoi që të flisja pas parafolësit dhe kështu u veprua. Përballë kësaj, nuk ka rrugë tjetër përveçse një djegie solemne të mandateve, sepse nuk ka ndodhur kurrë që deputetit t’i organizohet pritë në Parlament”, u shpreh Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!