Kryeparlamentarja Nikolla takim me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it në OSBE

schedule13:39 - 19 Mars, 2024

schedule 13:39 - 19 Mars, 2024

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it në OSBE

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zhvilloi sot një takim pune me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it në OSBE: Ambassadorin e Italisë, Stefano Baldi; Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Neil Holland; Ambasadoren e Gjermanisë, Susanne Schütz; Ambasadoren e Francës, Fatène Benhabylès-Foeth; Zëvendësambasadoren e SHBA, Katherine Brucker.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se Prezenca e OSBE-se në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një partner i besueshëm, në mbështetje të reformave të thella dhe gjithëpërfshirëse, të cilat kanë nxitur e mbështetur demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik.

Nikolla vlerësoi kontributin dhe arritjet në avancimin e reformës zgjedhore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, trafikimit të qënieve njerëzore dhe ndaj kërcënimeve ndërkombëtare dhe kombëtare të Shqipërisë dhe rajonit. Presidenca e suksesshme e Shqipërisë gjatë vitit 2020 shërbeu si një përvojë për suksesin e mandatit e saj dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e KS të OKB.

Kryetarja Nikolla i falenderoi ambasadorët edhe për mbështetjen e Kosovës nga ana e vendeve të tyre si edhe nga misionet e tyre pranë OSBE-së.

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm të Shqipërisë me Prezencën e OSBE-së, arritjet në avancimin dhe thellimin e reformave, duke u fokusuar në punën që po bëhet për reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it, reformën në drejtësi, barazinë gjinore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!