Kryente punime në shtëpi, humb jetën 58 vjeçari

schedule09:55 - 22 Qershor, 2019

schedule 09:55 - 22 Qershor, 2019

Një burrë ka humbur jetën këtë të shtunë në Borizanë të Krujës. Burime të policisë sqarojnë se viktima, 58-vjeçari me iniciale Q.P., po kryente punime pranë shtëpisë së tij kur u dëmtua. Ai u dërgua drejt Spitalit të Traumës Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje nuk janë ende të qarta. Një grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!