Federata Italiane e Futbollit ka përcaktuar gjyqtarin kryesor të sfidës Lazio-Inter, që është kryendeshja e javës në Serie A. Lacialët, me 53 pikë, presin Interin kryesues, me zikaltrit që kanë vetëm një pikë më shumë.
Kjo sfidë delikate, do të gjykohet nga Gianluca Rocchi. “Bilbili” italian, 46 vjeç, është një ndër arbitrat më të mirë në Serie A dhe përgjegjësia e madhe për këtë sfidë, është vënë mbi supet e tij.
Lazio ka qenë surpriza e bukur e këtij sezoni dhe është një nga tre skuadrat favorite për titullin kampion në Serie A. Ndeshja Lazio-Inter luhet të dielën në “Olimpico”, në orën 20:45./abcnews.al
?? @SerieA, 24ª giornata
La designazione arbitrale di #LazioInter:
?♂️ Rocchi
? Alassio – Costanzo
4️⃣ Pasqua
?? Mazzoleni
?️ Vivenzi pic.twitter.com/4rUoHANMSX— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) February 14, 2020