Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministrja serbe: Po paguajmë një çmim për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

schedule16:34 - 12 Mars, 2023

schedule 16:34 - 12 Mars, 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërbabiç thotë se vendi i saj po paguan një çmim për mos vendosjen e sanksoineve ndaj Rusisë.

Bërnabiç u shpreh se edhe nëse Serbia do t’i vendoste sanksionet, nuk do ndryshonte asgjë në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Kosovën, shkruan N1.

“A na kushton mos vendosja e sanksioneve? Po, atë çmim po e paguan edhe Serbia. Por marrëveshja nuk do të ishte ndryshe, kjo nuk ka asnjë lidhje me të. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç u tregua i sinqertë kur u dha shpjegime qytetarëve”, theksoi ajo.

Brnabiç tha se “çmimi i politikës së pavarur paguhet gjithmonë” dhe se marrëveshja do të kishte qenë ndryshe po të mos ishte Aleksandar Vuçiç.

Sipas saj, zyrtarët e huaj nuk përmendin termin njohje e Kosovës, por normalizimi i marrëdhënieve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!