Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç thotë se formimi i Asociacionit tanimë duhet të jetë në agjendë dhe se besueshmëria e Bashkimit Evropian qëndron në zbatimin e tij.
Bërnabiç deklaroi se më 19 prill, bëhen 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, shkruan Radio Televizioni Serb (RTS).
“Për sa i përket integrimit evropian, bashkëpunimit rajonal dhe një rajoni të qëndrueshëm dhe paqësor, sigurisht pika numër një është dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë moment, Asociacioni duhet të jetë realisht në agjendë”, tha Bërnabiç.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel.
Pas takimit, Kurti u shpreh se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshje, por Vuçiç nuk e bëri. Ndërsa Vuçiç nënvizoi se nuk do të diskutohet për njohjen reciproke.

