Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është zotuar se nuk do e përmendë kurrë emrin e e agresorit që sulmoi dy xhami në Christchurch.
Përveçse ndërmori menjëherë nismën për ndryshimin e ligjit të armëve, shefja e ekzekutivit mbajti përpara ligjvënësve në Parlament edhe një fjalim me një betim të pazakontë.
“Ai njeri mund të ketë kërkuar shumë gjëra nga akti i tij i terrorit. Një prej tyre ishte pikërisht fama. Për këtë arsye, unë nuk do t’ia përmend më kurrë emrin. Ai është një terrorist, një kriminel, një ekstremist, por nga sot do të jetë pa emër. Në vend të tij përmendni emrat e atyre që humbën jetën”, tha kryeministrja Ardern.
Nga sulmi i së premtes së kaluar në dy xhami mbetën të vrarë 50 dhe dhjetëra të plagosur. Australian Brenton Tarrant, 28 vjeç, një supremacist është i akuzuari i vetëm si agresori i masakrës./abcnews.al