Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç teksa përfaqëson Serbinë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Brnabiç ka thënë se kryeministri Kurti e sheh si armik Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
“Besoj se tashmë do ta shohin të gjithë se me çfarë presionesh po përballemi ne. Unë do bëj çmoj që të shpjegoj se si jetojnë serbët në Kosovë, atje vuajnë terrorin. Kurti e sheh si armik të parë Presidentin e Serbisë”, ka thënë ndër të tjera ajo./acbnews.al/