Kryeministrja e Norvegjisë gjobitet për shkelje të rregullave anti-Covid

schedule11:05 - 9 Prill, 2021

schedule 11:05 - 9 Prill, 2021

Në një deklaratë të premten, policia e Norvegjisë tha se kishte gjobitur Kryeministren Erna Solberg për shkelje të rregullave të distancës sociale në një mbledhje familjare për të festuar ditëlindjen e saj.

Reuters raporton se gjoba që kryeministrja duhet të paguajë është  2,352 dollarë, sipas shefit të policisë në një konferencë shtypi.

Kryeministrja kërkoi falje muajin e kaluar për organizimin e një feste për ditëlindjen e saj të 60-të me 13 anëtarë të familjes në një vendpushim malor në fund të Shkurtit, pavarësisht nga rregullat e qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!