Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas tha sot se Perëndimi duhet të konfiskojë asetet e ngrira ruse përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor.
“Një periudhë zgjedhore është gjithmonë e turbullt. Është gjithmonë më mirë të bëjmë gjithçka që mundemi përpara zgjedhjeve të rëndësishme,” tha Callas për Financial Times.
Sipas saj, konfiskimi i aseteve ruse do të ishte një mjet shtesë që, përveç ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe sanksioneve anti-ruse, mund të ndihmonte në përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
/abcnews.al