Kryeministrja e Danimarkës shtyn dasmën për herë të tretë, shkak samiti i BE-së

schedule11:33 - 27 Qershor, 2020

schedule 11:33 - 27 Qershor, 2020

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka shtyrë dasmën e saj për herë të tretë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Europian në muajin korrik.

Përmes një postimi në Facebook, Frederiksen shkruan se takimi i Këshillit në Bruksel është caktuar pikërisht në ditën e dasmës së saj më 18 korrik, por ajo do të bëjë punën e saj dhe do të mbrojë interesat e Danimarkës duke marrë pjesë në Samit.

Mezi po pres të martohem me këtë njeri të mrekullueshëm. Por padyshim nuk duhet të jetë e lehtë, dhe tani mbledhja e Këshillit në Bruksel do të mbahet pikërisht të shtunën në Korrik, kur kishim planifikuar martesën tonë.

Por unë duhet të bëj punën time dhe të mbroj interesat e Danimarkës. Prandaj edhe një herë duhet të ndryshojmë planet tona, shkruan ajo.

Samiti i Këshillit Europian do të mbahet më 17 dhe 18 korrik.

Do të jetë samiti i parë ku liderët do të jenë fizikisht të pranishëm që kur filloi bllokimi i koronavirusit muaj më parë.

Gjatë takimit, drejtuesit do të diskutojnë një plan të rimëkëmbjes në përgjigje të krizës Covid-19 dhe një buxhet të ri të BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!