Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Slloven paralajmëron dorëheqjen dhe kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

schedule14:58 - 27 Janar, 2020

schedule 14:58 - 27 Janar, 2020

Kryeministri slloven Marjan Sharec ka paralajmëruar dorëheqjen dhe ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Mediat raportojnë se arsyeja e dorëheqjes lidhet me mosmarrëveshjen për draft-ligjin për heqjen e sigurimit shëndetësor shtesë.

Marjan Sharec është kryeministri i katër slloven që jep dorëheqjen.

Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec paralajmëroi dorëheqjen të hënën duke thënë se me koalicionin e pakicës nuk mund të arrihet e tërë ajo që planifikon ta bëjë dhe kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Me një koalicion të tillë në Parlament nuk mund t’i realizoj pritjet e qytetarëve. Do të jem në mundësi ta bëjë këtë pas zgjedhjeve”, theksoi Sharec në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se Qeveria e tij e pakicës nuk mund t’i miratojë ligjet e rëndësishme. Paraprakisht, ministri slloven i Financave Andrej Beroncel ka dhënë dorëheqje.

Sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA, arsyeja për dorëheqjen është mosmarrëveshja me draft-ligjin për heqjen e sigurimit shëndetsor shtesë.

Marjan Sharec është kryeministri i katër slloven që jep dorëheqjen. Para tij, të njëjtën gjë kanë bërë Janezh Dërnovshek, Alenka Bratushek dhe Miro Cerar.

Protesta massive kundër kryeministrit Sharec shpërthyen në Lubjanë tetorin e kaluar.

Protestuesit kërkuan ti jepej fund trajtimit të pabarabartë të qytertarëve, ti jepej fund korrupsionit dhe kryeministri Sharec të jepte dorëheqjen.

Ish-kryetari i bashkisë së Mariborit Franc Kangler, pati thënë se Sllovenia ka nevojë për një kryeministër që respekton çdo slloven dhe jo vetëm të privilegjuarit.

Lideri i opozitës dhe kryetar i Partisë demokratike sllovene, Janez Jansha, pati thënë se protesta bëhej për ti dhënë fund trajtimit me standarte të dyfishta dhe shtetit të nëntokës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!