Kryeministri sllovak shtrohet në kujdesin intensiv, mblidhet Këshilli i Sigurisë

schedule11:33 - 16 Maj, 2024

schedule 11:33 - 16 Maj, 2024

Kryeministri sllovak Robert Fico është në gjendje të qëndrueshme, por delikate, sipas një zyrtari. Qeveria njoftoi se këshilli i sigurimit të shtetit do të mblidhet sot, ndërsa kabineti do të mblidhet nga ora 11:00.

Miriam Lapunikova, drejtoreshë e Spitalit Universitar FD Roosevelt në Banska Bystrica ku u shtrua Fico, tha se kryeministri iu nënshtru një operacioni që zgjati 5 orë.

“Në këtë fazë gjendja e tij është stabilizuar, por është vërtet shumë serioze, ai do të qëndrojë në një njësi të kujdesit intensiv,” u tha ajo gazetarëve.

Zëvendëskryeministri Robert Kalinak tha se mjekët kishin arritur të stabilizonin gjendjen e Fitzo-s brenda natës.

Fatkeqësisht situata mbetet shumë e rëndë për shkak të kompleksitetit të lëndimeve, por ne të gjithë duam të besojmë se do të jemi në gjendje ta menaxhojmë situatën”, tha Kalinak.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin sllovak të Hadlovës. Ishte përpjekja e parë e madhe për vrasjen e një lideri politik europian në më shumë se 20 vjet dhe u dënua ndërkombëtarisht, me analistët politikë dhe deputetët që thanë se demonstronte klimën politike gjithnjë e më të polarizuar në të gjithë kontinentin.

Atentati ngriti pikëpyetje për sigurinë personale të Fico-s, pasi sulmuesi arriti të qëllonte pesë herë nga afër, pavarësisht se kryeministri shoqërohej nga disa truproja.

/abcnews.al