Kryeministri rus Medvedev në Beograd, mediat serbe: Do të tregojë qëndrimin e Putin për Kosovën

schedule12:50 - 12 Tetor, 2019

schedule 12:50 - 12 Tetor, 2019

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, do të vizitojë Beogradin më 20 tetor. Merdiat serbe shkruajnë se ai do të tregojë qartë qëndrimin e Moskës zyrtare dhe presidentit, Vladimir Putin, për çështjen e zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi.

Kreu i ekzekutivit rus do të flasë dhe në parlamentin e Serbisë, ku do të jenë të pranishëm edhe krerë të politikës serbe dhe trupa diplomatike.

Medvedev do të pritet në Serbi nga kryeministrja Ana Brnabiç dhe do të takohet dhe me presidentin Vuçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!