Kryeministri, “rrip i zi” në karate!

schedule10:58 - 8 Prill, 2022

schedule 10:58 - 8 Prill, 2022

Nga Edi Oga

Gjithnjë e më tepër shqetësim, ndjek çdopërballjetë kryeministrit tonë me Fevziun tonë, në Opinion. Nuk dyshoj aspak në dy dëshirat dhe qëllimet e Fevziut në lidhje me këtë duel, triumfin në debat dhe audiencën e lartë.

dytën Fevziu e arrin gjithnjë, parën asnjëherë. Edi Rama gjithnjë e mund Fevziun debat. Siç mund këdo tjetër. Sepse Edi Rama është ai është dhe moderatorët tanë janë ata janë.

Le të ushqejmë logjikën e thjeshtë.

A do të shkonte Edi Rama në një studio ku moderatori do ta mundte? Ku pas “përplasjes” do të humbte pikë besimi dhe pëlqyeshmërie në publik? Jo.

Ata tashmë e njohin mirë njëri-tjetrin dhe e dinë pa filluar, rezultatin final të përplasjes së tyretitanike!

Sado “underdog” në këtë duel, Fevziu është maksimumi i forcës gazetareske që një moderator shqiptar mund të ushtrojë mbi Ramën, le të themi është si njërrip i kaftënë karate, por fituesi është gjithnjë ai, “rripi i zi”, kryeministri.

Vështirë se ka njeri në glob që të zotërojë teknikat e komunikimit dhe politikës “post-truth”-it si i pari i vendit tonë! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!