Kryeministri Rama viziton lagjen e rindërtuar pas tërmetit në Thumanë

schedule18:10 - 28 Tetor, 2023

schedule 18:10 - 28 Tetor, 2023

Thumana me lagjet e rindërtuara nga themelet, u shndërrua sot në zemrën e eventeve sportive të nxënësve nga shkolla të ndryshme të zonës, në kuadër të Lëvizjes Sportive në shkolla, duke u kthyer në model suksesi për t’u ndjekur edhe nga shumë qytete të tjera.

Ajo që s’mund të imagjinohej deri para pak vitesh më parë, kur tërmeti goditi dhe përmbysi gjithçka, sot u bë realitet. Jo vetëm rindërtim, por edhe vënie në funksion të plotë e të gjitha terreneve sportive, në shërbim të komunitetit, përfshirë këtu të gjitha grupmoshat, dashamirës të sportit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, u mikprit sot nga banorët e Thumanës, të cilët shijuan në këtë fundjavë, jo vetëm mjediset e rregulluara më së miri përreth pallateve, por edhe festën olimpike të organizuar nga të rinjtë e ekipeve sportive të ndryshme.

“Është një mrekulli. Jemi shumë të kënaqur”, u shprehën banorët, teksa shoqëruan kryeministrin, i cili u bë pjesë e mozaikut të eventeve nga sporte të disiplinave të ndryshme./abcnews.al