Kryeministri Rama takon mësuesit e shkollave nëntë vjeçare

schedule13:49 - 3 Shtator, 2018

schedule 13:49 - 3 Shtator, 2018

190 mijë nxënës nga klasa e parë në të katërt, këtë vit nuk do të paguajnë për tekstet shkollore. Me qëllim që librat të mbërrijnë tek nxënësit para fillimit të shkollës kryeministri Edi Rama thirri në një takim në kryeministri mësuesit e shkollave nëntë vjeçare.

Dy javë para fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama mblodhi në kryeministri mësues të shkollave nëntë vjeçare në vend. Per ta kishte një porosi.

“Të bëjmë detyrën për ti dhënë në kohë të gjithë librat falas për fëmijët. Nuk bëhet fjalë më që ti blesh me lekët e tua e të merresh me fatura. Është e drejtpërdrejtë, pakot me libra duhet tu shkojnë prindërve dhe fëmijëve në dorë para fillimit të vitit të ri shkollor.”

Këtë vit pa i paguar librat shkollorë do ti marrin 190 mijë nxënës nga klasa e parë deri në klasë të katërt. Familjet e tyre, sipas kryeministrit, veç anës financiare do të kenë edhe një tjetër stres më pak.

“Mall nga gabi i injorancës dhe koirrupsionit. Sot mbyllim ciklin e nisur nga ministrja për zëvendësimin e librave skarco me libra të Kembrixh, Oksford. Libra të një cilësie të padiskutueshme.”

Tekstet shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të katërt i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 6 milionë dollarë.
Në këtë skemë, vitin e ardhshëm pritet të përfshihen edhe nxënësit e klasave të pesta, ndërsa deri në fund të mandatit kryeministri beson se librat falas do tu shpërndahen nxënësve deri në klasë të nëntë. Por ndërkohë ata që këtë vit duhet të paguajnë për tu pajisur me tekste shkollore, për disa prej librave do të shpenzojnë më teper se vitin e shkuar.

“Disa libra janë pak më të shtrenjtë seç ishin sepse janë produkte shumë më cilësore dhe nëse do të bëjmë krahasimin në çmim me vendet e tjera do të shikojmë se s’ka asgje anormale.”

10 mijë nxënës këtë vit do të mësojnë në shkolla me mjedise të rindertuara, ndërsa për fëmijët me nevoja të veçanta, në shkolla do të ketë 700 mësues ndihmës nga 300 që ishin vitin e shkuar, por shefi i qeverisë diçka tjetër quan krenari të punës së qeverisë.

“ Politika ka dalë nga shkolla dhe merita ka hyrë në shkollë.”

Ndërkohë këtë takim me mësuesit, kryeministri kërkon ta mbyllë pa asnjë dyshim.

“Edhe pse janë rritur rrogat tuaja kanë nevojë për më shumë rritje këtë se kemi harruar, thjesht për t’ju thënë që mos e kini këtë dyshim. Por çdo hap sipas mundësive të reja që krijohen dhe besoj që do të kemi edhe mundësi të reja në këtë aspekt.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!