Kryeministri Rama takon ish-kryeministrin britanik Tony Blair

schedule09:40 - 19 Prill, 2022

schedule 09:40 - 19 Prill, 2022

Mëngjesin e kësaj të marte, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish-kryeministër Britanik Tony Blair te vila 30 në kryeqytet. Ky takim vjen pak para mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mbledhje kjo ku pritet të dorëzohen propozime për emrin e ri të Presidentit, si dhe do diskutohet lidhur me qëndrimin ndaj Orlando Rakipit, djalit të deputetit Aqif Rakipi që u shpall “non grata” nga SHBA.

Sjellim ndërmend se Tony Balir është mik i kahershëm i kryeminsitrit Edi Rama. Ndërkohë për një periudhë kohe ka shërbyer edhe si këshilltar i qeverisë Rama.  Këshillat për qeverinë shqiptare Tony Blair u njoftua se do të ishte këshilltar i qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama që në ditët e para të formimit të qeverisë, në shtator 2013.

Megjithatë në vitin 2016 Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka deklaruar se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, punë në të cilën u fokusua pas largimit nga detyra. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!