Kryeministri Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit të kosovës Ramush Haradinaj. Rama thotë se Ftesat nga Haga për protagonistët e UCK janë sfidë e tyre për të provuar pafajësinë por edhe sfidë kombëtare për anën e duhur të historisë.
Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë?????
— Edi Rama (@ediramaal) July 20, 2019
, shkruan Rama./abcnews.al