Kryeministri Rama pret homologun bullgar

schedule18:58 - 4 Qershor, 2018

schedule 18:58 - 4 Qershor, 2018

Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Kështu ka deklaruar Boyko Borissov, Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë bullgare ka nënvizuar se do të punojnë shumë që të bindin edhe ato dy-tre vende skeptike ndaj Shqipërisë.

Ka qenë dhe është avokat i Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Këtë kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, e shprehu edhe në deklaratën për mediat.

Boyko Borissov: “Kancelarja Merkel thotë se Ballkani Perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet, por me rëndësi që të zgjidhet. Sa më mirë të jetë rajoni, aq më të mëdha janë mundësitë për bashkëpunim. Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave. Tregojmë përpjekje që duhet t’i bindim shtetet skeptike deri në fund të Qershorit”.

Vlerësime mori edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka dhuruar edhe një medalje mirënjohjeje.

Edi Rama: “Shpresoj të mbetet përgjithmonë raftin e kujtimeve të tij edhe pse nuk jam plotësisht i sigurtë që edhe kur të vijë radha e presidencës tjetër bullgare, Boyko nuk do të jetë kryeministër”.

Shqetësimi i përbashkët që është diskutuar mes dy kryeministrave është rreziku nga terrorizmi dhe vendi më i rëndësishëm, ku ka terrorizëm është në kokën e njerëzve tha kryeministri Bullgar i cili dha idenë e ndërtimit të një qendre koordinimi për të gjithë personat që kanë qenë pjesë e ISIS.

Boyko Borissov: “Në Shqipëri të bëhet një qendër koordinimi për të gjithë Ballkanin për të trajtuar të gjithë personat që kthehen në vendlindje pasi kanë qenë pjesë e ISIS”.

Kryeministri që kyeson edhe presidencën në Bashkimin Evropian nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të mbizotërojë fqinjësia e mirë në Ballkan. Për të është shqetësuese, kur dëgjon se ushtria turke zhvillon stërvitje pranë kufirit të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!