Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Rama në Bruksel/ Takon Presidentin e Këshillit Europian Antonio Kosta

schedule10:08 - 9 Shkurt, 2026

schedule 10:08 - 9 Shkurt, 2026

Pasditen e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Kosta. Takimi i Ramës në Bruksel vjen në një moment shumë të rëndësishëm për vendin tonë, ku objektivi kryesor është integrimi në Bashkimin Europian.

Një nga çështjet kryesore të mbetura pezull është Raporti i Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit, i njohur si IBAR, i cili lidhet me kapitujt 23 dhe 24 të procesit të negociatave. Deri më tani, Shqipëria nuk ka mundur ta marrë këtë raport të plotë dhe të miratuar nga shtetet anëtare të BE-së. Pa aprovimin e këtij dokumenti, procesi i mbylljes së kapitujve nuk mund të ecë përpara.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!