Kryeministri Rama ne Akademinë politike të Partisë Socialiste

schedule11:35 - 28 Tetor, 2017

schedule 11:35 - 28 Tetor, 2017

Kreu i Partisë Socialiste ishte i pranishëm në mbledhjen e akademisë politike të Partisë Socialiste, e cila vit për vit diplomon të rinj, të cilët investohen më pas në strukturat e partisë për të dhënë kontributin e tyre. Kryeministri u tha të rinjve se është pikerisht politika ajo që ashtu si mund të sjellë të këqija, mund edhe të bashkojë njerëzit e t’u japë atyre fuqi. Kreu i Partisë Socialiste foli përpara brezit të gjashtë të Akademisë së forcës së tij Politike. Duke theksuar se kjo Akademi e Partisë Socialiste është e para në vend, kryeministri e indetifikoi si një prej instrumetave më të rëndësishëm sa I ëprket prurjeve të reja në parti. Shpejt kaloi tek politika e tij e ditës. Portali shqiperiaqeduam.com, platforma e bashkëqeverisjes me ata që këmbëngul ti quaj njerëz të thjeshtë, apo të zakonshëm dhe premtimi se punën që zyrtarët apo inspektorët nuk e bënë dot as këto katër vite, do e bëjë vetë Këshilli i Minsitrave, duke rrezikuar pabesueshmërinë kur përbetohet se ministri përmes koordinatorit do t’i përgjigjet çdo kërkese, çdo problemi dhe çdo këshille, të cilat edhe sot nuk adresohen dot nga zyra të tëra të marrëdhënieve me publikun. Kryeministri i tha të rinjve të Akademisë Politike të Partisë Socialiste, se politika është burimi i problemeve, por edhe mënyra e vetme për të bashkuar qytetaret për ndryshim.

 

 https://youtu.be/ZzlUw0jPNYU