Kryeministri Rama inspekton segmentin Vorë – Fushë-Krujë

schedule17:47 - 29 Tetor, 2018

schedule 17:47 - 29 Tetor, 2018

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugën Vorë – Fushë-Krujë. Investimi prej 4.9 milionë eurosh do të përfundojë pas tre muajsh.

Ka shkuar ta shohë vetë ecurinë e punimeve në segmentin Vorë – Fushë-Krujë. Nëse deri dje ka qenë një aks i shpartalluar në këndvështrimin e kryeministrit Edi Rama, sot duhet të jetë një rrugë sic socialistët dinë ti ndërtojnë, tha ai.

Edi Rama, kryeministër: “Ky është rindërtim goxha i thellë dhe i domosdoshëm, sepse ishte një nga akset më të shpartalluar, ndërkohë që është aks kombëtar, për momentin, deri kur të ndërhyjmë në mënyrë rrënjësore me ndërtimin e të gjithë rrugës së re Kashar-Thumanë, pastaj lart deri në Balldren dhe të krijojmë një rrugë të standardeve siç dimë ne,” u shpreh Kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi sot ecurinë e punimeve në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Segmenti Vorë-Fushë Krujë, një segment i gjatë 11.2 kilometra, është relativisht i plotë, i thellë, me paketë asfaltike, me shtresat me të gjithë elementët e sigurisë rrugore, sinjalistikë vertikale e horizontale,” u shpreh Afrim Qendro, Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar sipas të cilit do të përshpëjetohet afati i mbarimit të kësaj rruge.

Afrim Qendro, drejtor i ARRSH: “Afati është 6 muaj e gjysmë, por besoj për 3 muaj është e përfunduar. Kemi bërë më shumë se gjysmën deri tani, me ritme të jashtëzakonshme, me dy turne. Kemi aktivizuar rreth 210 punonjës dhe 160 makineri,” u shpreh drejtuesi i kompanisë ndërtuese.

Paralelisht po punohet në të gjitha arteriet e hapura rrugore, si dhe në zonat që paraqisnin rrezikshmëri për rrëshqitje me afrimin e stinës së dimrit, apo për katastrofa natyrore.

“Të gjitha pjesët e tjera të rehabilitimit i kemi hapur e jemi në përfundim. Shkodër-Muriqan është drejt fundit edhe Fushë Mjeda edhe Tamara. Gjithashtu Gjirokastër-Lazarat është drejt përfundimit. E gjithë paketa rehabilituese është drejt përfundimit”.

Dy akse të tjera shumë të rëndësishme, Rruga e Arbrit dhe Burrel-Klos, do t’i shtohen hartës së infrastrukturës rrugore .

“Klosi, – u shpreh Kryeministri, – që në kohën kur kishte shkel shoku Enver atje, s’kishte vënë dorë më as njeri, vetëm për të shkuar për të ngritur gishtat e demokracisë. Edhe rruga e Arbrit po ecën shumë mirë.”

“Rruga e Arbrit deri tani është me ritme shumë të kënaqshme. Jemi diku mbi 20 e ca % punime të kryera. Shumë afër fillojmë dhe Milot-Balldren dhe Thumanë-Kashari dhe me këto, i gjithë aksi merr formë përfundimisht, bashkë me të gjithë elementët, deri në Balldren ku shmanget ajo rrëmuja dhe gjithë ajo situata e pakëndshme që është krijuar në hyrje të Lezhës. I gjithë aksi, me doganën e Muriqanin dhe me Hanin e Hotit, kalon në kushte normale dhe bëhet një aks i mbyllur”.

Duke filur për standartet, Kryeministri Rama kërkoi që autosdrata Tiranë Durrës të mo pësojë më përmbytjet e një viti më parë.

“Kemi gjetur hapësirat në kontratë dhe do bëhet një ndërhyrje emergjence, të shpejtë, për të bërë të mundur mospërsëritjen e asaj situate që kishim. Ndërkohë që kemi një bashkëpunim të mirë me disa biznese, të cilët në pjesën mbrapa bizneseve të tyre kanë filluar pastrimin e kanaleve,” deklaroi Qendro, duke shtuar se është vendosur edhe bashkëpunimi me KESH-in dhe institucione të tjera për të realizuar një zgjidhje përfundimtare, për shkak se në atë zonë ka rrjete të sistemit të ujit të pijshëm dhe të tensionit të lartë.

Pas autostradës Tiranë Durrës segmenti Vorë – Fushë-Krujë, renditet i dyti në vend për nga numri i mjeteve që qarkullojnë në një ditë.4. 9 milionë euro është investimi që parashikon ta shndrrojë në një rrugë me parametrat e duhura të lëvizshmërisë, elementëve të sigurisë dhe sinjalistikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!