Kryeministri Rama inspekton punimet e kryera në spitalin e Fierit

schedule14:40 - 20 Tetor, 2018

schedule 14:40 - 20 Tetor, 2018

Kryeministri Edi Rama ishte në Fier ku inspektoi punimet e kryera në spitalin e këtij qarku. Për herë të parë në këtë spital janë hapur kabinetet e kimioterapisë dhe hemodinamikës, ndërkohë që është modernizuar shërbimi i urgjencës mjeksore.

Rreth 1 milionë euro janë investuar këtë vit për të pajisur spitalin e Fierit me aparatura. Kryeministri Edi Rama vizitoi mjediset e shndërrura të këtij spitali ku konstatoi se një porosi nuk ja kishin çuar në vend.

Edi Rama, kryeministër:“Më ra goja, kur bëni këto tenderat mos i bëni dyert për Erjon Braçen ore…”

Lista e barnave në dispozicion është afishuar në një tabelë në hyrje të spitalit, ndërsa për ankesat e qytetarëve është vënë në dispozicion një numër telefoni. Për herë të parë në këtë spital janë hapur kabinetet e kimioterapisë dhe hemodinamikës, ndërkohë që është modernizuar shërbimi i urgjencës.

“Urgjenca, – nënvizoi Kryeministri, – lehtëson jashtëzakonisht shumë dhe Urgjencën e QSUT dhe ka filluar dhe hap pas hapi po bëhet shpërndarja e shërbimeve, sepse deri dje kishte vetëm një QSUT që dhe ajo ishte copë-copë dhe tani ka filluar të krijohet një sistem, të ketë shërbime të shtrira. Do vazhdojmë sepse ka nevojë shumë akoma, por e rëndësishme është të garantojmë ecurinë pozitive të gjithë trupës së mjekëve dhe të infermiereve. Patjetër që ka midis tyre njerëz që e njollosin, si të thuash, përparësen e bardhë, por shumica nuk janë absolutisht ashtu. Edhe me projektbuxhetin do të bëjmë një shtesë tjetër të pagës, të konsiderueshme, për infermierët dhe për mjekët.”

Në spitalin rajonal të Fierit marrin shërbim rreth 300 mijë banorë të këtij qarku ndërkohë që me hapjen e kabineteve të reja pritet që mjekët këtu të ofrojnë shërbim të specializuar për të gjithë jugun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!