Kryeministri Rama citon Genc Fugën: Domosdoshmëri për teatër të ri e dinjitoz

schedule14:54 - 25 Gusht, 2019

schedule 14:54 - 25 Gusht, 2019

Kryeministri Edi Rama iu referua sërish qëndrimeve publike të artistëve për të treguar domosdoshmërinë e ndërtimit të një teatrit të ri kombëtar.

Aktori dhe regjisori Genc Fuga, ishte artisti i rradhës, fjalët e të cilit Rama i citoi për të shprehur nevojën e një teatri të ri dhe dinjitoz për artistët dhe artëdashësit.

“Jam pro ndërtimit të një teatri të ri, duke ruajtur territorin dhe ç’është më kryesorja, duke negociuar shumë fort për këtë pasuri, mbase jo të teatrit në vetvete, jo të ministrisë në vetvete, por këtë pasuri tonën, janë fjalët e Fugës, të cituara nga kryeministri Rama.

Pedagogu i Universitetit të Arteve ka kërkuar një teatër me teknologjinë e fundit dhe hapësira të tjera për lëvizjen e dekorit duke theksuar se me kushtet aktuale po limitohen edhe regjisorët në shprehjen e figurave të tyre artistike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!