Kryeministri polak: Duhej t’i shpjegonim ligjin për holokaustin miqve të Izraelit

schedule13:38 - 3 Shkurt, 2018

schedule 13:38 - 3 Shkurt, 2018

Mateus Moriavecki, kreu I ekzekutivit polak deklarois e shpresonte në një përmirësim të marëdhënieve me Izraelin, të tensionuara tashmë pas miratimit të ligjit të ri për holokaustin në parlamentin polak

Kryeministri polak Mateus Moraviecki pranoi se data e zgjedhur për miratimin e ligjit të ri për Holokaustin ishte një rastësi fatkeqe, dhe se ai ligj iu duhej shpjeguar më parë miqve të Izraelit. Duke folur për gazetarët në Markovë, në jug të vendit ku vizitoi muzeun dedikuar familjes Ulm të vrarë në 1944-ën nga nazistët pasi kishin strehuar dy familje hebrenjsh, kreu I ekzekutivit polak shtoi se situate aktuale me Izraelin është e tensionuar. Por pavarësisht kësaj ai shpreson në përmirësimin e marrëdhënieve.

Moraviecki theksoi se vetëm në Poloni ekzistonte dënimi me vdekje për ata që ndihmonin hebrenjtë, dhe se ligji i ri për Holokaustin nuk kufizon aspak lirinë e fjalës.

Ditët e fundit marrëdhëniet mes Polonisë dhe Izraelit janë tensionuar pas miratimit në parlamentin polak të ligjit të ri për Holokaustin. Sipas këtij ligj do të dënohet me burg ose me gjobë financiare, kushdo që lidh kriemt naziste ndaj hebrenjve apo kampet e përqendrimit, me Poloninë apo polakët. Një ligj ky që sipas Izraelit synon të shtrembëroje historinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!