Kryeministri palestinez: “Hamasi është një ide, nuk mund të eliminohet”

schedule14:15 - 9 Nëntor, 2023

schedule 14:15 - 9 Nëntor, 2023

Palestinezët kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, tha kryeministri palestinez Mohammad Stageh në konferencën e Gazës në Paris.

Kryeministri palestinez theksoi se po shkelet e drejta ndërkombëtare humanitare dhe se po kryhen krime lufte, duke shtuar se Izraeli nuk po bën luftë kundër Hamasti por kundër të gjithë palestinezëve.

Më herët, në një intervistë që dha për kanalin France 24, Stageh shpjegoi se qëllimi i vendosur nga Izraeli për eliminimin e Hamasit nuk do të realizohet.

“Hamasi është një ide, nuk është vetëm një strukturë ushtarake apo një organizatë në Gaza. Hamasi është në Bregun Perëndimor, në Liban, në Siri, udhëheqja e tij është në Katar është kudo. Ky synim nuk do të realizohet”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!